Koreja e Jugut ka akuzuar Korenë e Veriut për lëshimin e një rakete balistike në territorin e saj. Kjo lëvizje e Penianit vjen pas stërvitjes së përbashkët mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut.

Akuzave të Seulit i është bashkuar dhe Tokio, e cila pretendon se Koreja  e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ditën e sotme.

Kujtojmë që dje, Koreja e Veriut lëshoi një kërcënim ndaj Koresë së Jugut dhe SHBA-së, pasi zhvilluan stërvitje ushtarake të përbashkët.

Koreja e Veriut ka lëshuar ​​një numër të paprecedentë raketash vitin e kaluar, duke përfshirë ato balistike ndërkontinentale (ICBM) që mund të godasin kudo në SHBA, ndërsa rifilloi përgatitjet për testin e saj të parë bërthamor që nga viti 2017.

Duke marrë shkas nga parada ushtarake e Koresë së Veriut më datë 9 shkurt, analistët deklarojnë se Peniani mund të ketë krijuar një njësi ushtarake për të operuar ICMB të reja bë përputhje me rikonstruktimin e fundit të ushtrisë.

Rreth 28,500 trupa amerikane janë të vendosura në Korenë e Jugut pas luftës së dy Koreve gjatë viteve 1950-1953,  e cila përfundoi me një armëpushim dhe jo me një traktat të plotë paqeje, duke i lënë palët ende teknikisht në luftë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb