Policia e Vlorës, ka goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Efektivët, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit A. A., 30 vjeç dhe E. SH., 23-vjeç të dy pronarë lokalesh.

Në lokalet e shtetasve të sipërpërmendur, janë gjetur respektivisht nga 10 pajisje elektronike që përdoreshin për lojërat e fatit. Raportohet se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:
Vlorë
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Sekuestrohen 20 pajisje elektronike, procedohet penalisht dy pronarët e lokaleve.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë i mundur evidentimi dhe goditja e dy rasteve të ushtrimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Vlorës. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit E. SH, në lagjen “24 Maji” dhe 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit A. A, në lagjen “1 Maji”, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. Sh., 23 vjeç dhe A. A., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb