Në kuadër të operacionit të koduar ‘Fati’ është arrestuar 39-vjeçari H.K.

39-vjeçari u arrestua pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet lotarive sportive.

Ai ushtronte aktivitetin në ambientet e lokalit në pronësi të tij që ndodhej në rrugën “Ferit Xhajko”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një aparaturë dekoder dhe një aparat celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit, si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: