Refuzoi Napolin në pritje të një oferte nga Inter por në fund zgjodhi të transferohet në Romë, kjo është historia e Marash Kumbulla, një nga talentet më premtues shqiptarë, futbollisti kuqezi më i shtrenjtë në tregun e transferimeve. Në një intervistë për mediat italiane, Kumbulla kthehet pas në kohë duke folur për këtë kalim në kryeqytet dhe sigurisht për këtë fillim aventure me verdhekuqtë: “Roma tregoi menjëherë një interesim të madh, më pas pashë tifozët, trajnerin dhe programin e klubit, nuk kishte asnjë dyshim për zgjedhjen. Jam përshtatur shpejt, kamë mësuar shumë duke luajtur përkrahë lojtarëve si Smalling, Mancini dhe Ibanez, që tani ndihem shumë më i përmirësuar”, u shpreh Kumbulla duke u ndalur më pas tek ecuria e Romës këtë sezon, vendi i katërt pas 13 javësh:

Kumbulla
Kumbulla

“Duhet të shohim përpara, duhet të kuptojmë gabimet që kemi bërë, do flasim me trajnerin. Me Juven dhe Milan, edhe pse barazuam treguam se mund të përballemi me këdo. Me Napolin dhe Atalanta na shkoi keq, por nuk duhet të kthejmë kokën pas, nëse e bëjmë këtë nuk do të përmirësohemi kurrë”, theksoi mbrojtësi i Kombëtares.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: