Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se persona afër ish-kryeministrit Sali Berisha janë duke kryer vepra penale që nxjerrin të dhëna në lidhje me emrat e anëtarëve të kësaj partie.

Në një konferencë për mediat, Bardhi tha se mediave i është vënë sot në dispozicion emrat e anëtarëve të Kuvendit të 18 dhjetorit.

“Lista nuk përbën të dhëna sensitive. Ne po ju vëmë në dispozicion emrat, disa prej të cilave jo pasi kanë kërkuar që mos të publikohen, për shkak të punësimit të tyre. lista e anëtarësisë, që ruhet në sistem, nëse cenohen, kryet krim. Disa emra afër Berishës janë duke kryer vepra penale. S’mund të vjedhësh të dhëna të anëtarëve dhe t’i nxjerrësh në kafe.”, tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb