KABUL– Dy ushtarë të NATO-s në Afganistan u vranë mëngjesin e sotëm nga persona që mbanin të veshur uniformë të ushtrisë afgane në jug-perëndim të vendit.
“Dy personat me uniformë të ushtrisë afgane hapën zjarr ndaj automjetit të ushtarëve të NATO-s në një bazë të ushtrisë afgane në provincën Helmand, një bastion i telebanëve”- njoftoi Misioni i NATO-s nëpërmjet një komunikate.
Kombësia e dy ushtarëve të NATO-s nuk bëhet ende e ditur, ndërsa dy agresorët u vranë nga të shtënat e ushtarëve të Koalicionit që ndodheshin në vendngjarje.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: