Me anë të një historie, mediat amerikane, kanë treguar sanksionet që Joe Biden, ka vendosur ndaj personave të shpallur ‘non grata’ e vendosur në ‘listën e zezë’ të DASH. Media sjell historinë e “Gergory”, një djali që disa vite më parë, luante për ekipin e basketbollit në Universitetin Shtetëror të Cleveland. Ai nuk mori rezultate shumë të mira në këtë sport, e për këtë arsye, u largua nga shkolla.

Por kjo ëndërr e djalit, sipas medias amerikane, është prerë në mes nga Presidenti Biden. Kjo, pasi babai i tij, Ihor Kolomoyskyy, një person që zyrtarët e SHBA e cilësojnë si të korruptuar dhe një kërcënim për demokracinë e Amerikës. Në muajin Mars, Sekretari i Shtetit Antony Blinken, njoftoi se Kolomoyskyy dhe familja e tij, do i ndalohej hyrja në SHBA.

Edhe pse i biri i Ihor, është i pafajshëm nga gabimet e të atit, atij do i ndalohet hyrja në SHBA. Që nga nisja e punës së administratës Biden, një nga hapat më imediate që ka marrë, ka qenë ndalimi i korrupsionit dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Për kaq pak muaj, që nga fitorja e demokratit, DASH ka shpallur ‘non grata’ më shumë se 100 njerëz, nga vende të ndryshme të botës, duke vijuar nga Guatamala, Bjellorusi, por edhe Shqipëri. Zyrtarët dhe analistët në SHBA, thonë se sanksionet vendosen që personat e përfshirë, apo dhe familjarët e tyre të frenojnë korrupsionin

“Shumë njerëz të nivelit të lartë, i dërgojnë fëmijët në Havardm, blejnë apartamente në Manghattan dhe bëjnë pushime në Kaliforni. Ata kanë vjedhur shumë para dhe mund ta bëjnë këtë gjë”, tha Gary Kalman, drejtori i zyurës së transparencës në SHBA.

Media sqaron më tej, se shpallja ‘non grata’ nuk është e sigurt që minimizon korrupsionin e këtyre zyrtarëve dhe nuk ndalon plotësisht abuzimin e demokracisë apo të drejtave të njeriut. Ashtu

Burime nga DASH kanë bërë të ditur për median, se zyrtarë të tjerë në botë janë tronditur nga vendimet e fundit të Biden, e për këto arsye, kërkojnë informacione në ambasada për të mësuar se mos janë në shënjestër.

Ndryshe nga Donald Trump, administrate Biden, po përdor shpalljen ‘non grata’ me një ritëm të shpejtë, për të frenuar fenomenin e korrupsionit në botë. Media, përmend edhe vendimin për shpallje ‘non grata’ ndaj ish-presidentit e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, ajo thotë se ky i fundit është ndaluar për çështje korrupsioni.

Pse ndalohet e gjithë familja

Ish-zyrtarë të SHBA e kanë argumentuar këtë hap si vendimtar, pasi zyrtarët e korruptuar, shpesh i vendosin pasuritë në emër të bashkëshortes/it dhe fëmijëve. Ekziston gjithashtu mundësia që fëmija me anë të parave të fituara nga korrupsioni, po shkollohen në shkolla të shtrenjta.
Administrata e Biden aktualisht po rishikon peizazhin e sanksioneve amerikane të lënë pas nga Trump, administrata e të cilit përdori pa pushim sanksione ekonomike kundër individëve, organeve qeveritare dhe enteve të tjera me rezultate të paqarta.

Vendosja e sanksioneve ekonomike zakonisht kërkon që zyrtarët amerikanë të përmbushin nivele më të larta të provave sesa ndalimet e vizave. Duke qenë se Biden dhe ndihmësit e tij po përpiqen të tregojnë se janë serioz në lidhje me premtimet e tyre për të goditur korrupsionin global dhe keqbërës të tjera, ndalimi i vizave është pa dyshim ‘shkopi’ më i përshtatshëm në dispozicionin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: