Pavarësisht situatës kaotike të krijuar nga koronavirusi, jeta vazhdon dhe shumë fëmijë vijnë në jetë.

Një mrekulli e tillë ka ndodhur sot edhe në Spitalin e Lezhës, ku kanë ardhur në jetë 8 foshnje, 5 vajza dhe 3 djem.

“8 është numri i të porsalindurve në 24 orëshin e fundit në shërbimin e Obstetrikë-Gjinekologjisë të spitalit Lezhë.
?5 vajza dhe 3 djem me shëndet të plotë gëzuan pamasë prindërit si dhe stafin mjekësor që ofron kujdes me përkushtim pranë këtij shërbimi!
❗️Spitali Lezhë në gadishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo qytetari në nevojë!”, thuhet në një njoftim në “Facebook” të Spitalit të Lezhës.

045259b0 507a 42c8 Aa37 Df11f8ad4a92
045259b0 507a 42c8 Aa37 Df11f8ad4a92

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: