Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën Franceze në Shqipëri. Tri janë pikat kryesore të saj, përkthimi i dy letërsive në të dyja vendet, trajnimi i përkthyesve të rinj shqiptarë në gjuhën frënge dhe krjimi i një fondi të përbashkët për përkthimet.

Drejtoresha Alda Bardhyli tha se “marrëveshja do të afrojë dy kulturat, dhe shërben për përkthimin e letërsisë shqipe në Francë por ka nje kujdes të veçantë ndaj krijimit të një brezi të ri perkthyesish në frengjisht dhe nga frëngjishtja”.

Për Ambsadaden franceze, rëndësi ka e ardhmja.

Këshilltari për kulturën, Jerome Spinoza, tha se “kemi nje traditë te mirë por po punohet që përveç të shkuarës ku ka qenë i spikatur Jusuf Vrioni e të tashmes me Ismail Kadarenë, të mendohet për të ardhmen”

Përkthyesit do të përzgjidhen në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhë të Huaja, ndërsa trajnimi do të bëhet deri në muajin dhjetor të këtij viti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb