Të paktën 20 persona u vranë dhe 33 u plagosën, pasi një autobus pasagjerësh u rrëzua në një luginë rreth 100 metra të thellë në provincën veriore peruane të Pataz të departamentit La Libertad, konfirmuan autoritetet lokale.

Departamenti rajonal i shëndetësisë raportoi se aksidenti ndodhi rreth orës 14:40 me orën lokale  në një sektor rural midis qyteteve të Andeve të Tayabamba dhe Huancaspata.

Sipas raportit, autobusi ndërprovincial, që i përkiste kompanisë Picaflor, po shkonte për në Trujillo, kryeqyteti i La Libertad, nga Tayabamba kur doli nga rruga.

Njerëzit që jetonin në qytetet e afërta mbërritën në vendngjarje për të ndihmuar pasagjerët e plagosur, të cilët u dërguan në qendrat shëndetësore në Tayabamba, Huancaspata dhe Trujillo.

Personeli i Policisë Kombëtare dhe Prokurorisë Publike morën përsipër nxjerrjen e trupave dhe nisjen e hetimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb