“Përuljuni noltmadhnis”, është një nga banderolat e famshme e përderur nga tifozët e Tiranës, një mesazh që e lakojnë, e shfaqin shpesh, për të treguar supermacinë e tyre në tituj, në histori. Populli bardheblu festoi titullin e 26-të në histori, askush si ata, por ky titull i fundit ishte më të vërtetë special, i dominuar në çdo aspekt.

90764772 10157429244313650 6423576375210278912 N
90764772 10157429244313650 6423576375210278912 N

Për tifozët ishte edhe më special pasi erdhi pikërisht përballë rivalëve të përjetshëm, një titull i festuar në derbi kundër Partizanit është gjithnjë unik. Në shifra, Tirana e këtij sezoni, për meritë të tyre, apo për gabime të rivalëve, nuk kishte kundërshtarë, shifrat e tyre të imponojnë respekt, askush nuk ka bërë më mirë se sa Tirana në asnjë drejtim:

Tirana
Tirana

58 gola të shënuar, sulmi më i mirë, 21 gola të pësuar , mbrojtja më e mirë. Edhe në sfida direkte, vetëm Kastrioti i ka marrë më shumë pikë, (7 në 4 përballje) por ky është një diskutim tjetër, ndërsa të gjithë ata që i rrezikon fronin kanë rënë më radhë, madje i ka mposhtur edhe me goleada. E fundit, por më e rëndësishmja për tifozët, jo vetëm titulli, por Tirana fitoi edhe kryeqytetin i cili mbetet bardheblu.

279910698 392599092875770 4164472872377603433 N
279910698 392599092875770 4164472872377603433 N

Në 4 përballje me Partizanin i kanë marrë 10 pikë nga 12 të mundshme, ndërsa Dinamon 12 nga 12 të mundshme. Këto shifra dhe detaje e bëjnë titullin e 26-të në histori, një titull të veçantë që vërteton edhe një herë supermacinë e bardhebluve në futbollin shqiptar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb