Analisti Shpëtim Nazarko ka folur për mikrofonin e News24 nga ceremonia e përurimit të shtatores së patriotit shqiptar Sali Butka.

Nazarko nuk kursen kritikat në këtë ditë duke thënë se shtatorja duhet të ishte në Korçë ose në Qafën e Qarrit, por thotë se ka ende ndasi të mjegullta të drejtuesve të institucioneve shtetërore.

Ai thotë se është një turp që klasa politike nuk ndodhet në këtë ceremoni.

Më tej Nazarko këtë shtatore e komenton si një vlerësim të vonuar për Butkën, por kujton se Shqipëria është si një nënë e ashpër që ti jep meritat, pasi bust ii Enverit s’ka për të qenë kurrë në Kolonjë.

‘’Sali Butka është një figurë që nuk i përket vetëm Kolonjës, është një plejadë e ndritur e gjithë rilindasve të mëdhenj që ka kontribuar me pushkë e penë. Është nga baballarët që ka mbrojtur gjuhën shqipe , shkollën e parë të Korçës, pastaj ka shpëtuar Korçës nga haxhiqamilistët. Kam mbrojtur gjithë jugun, njeriu i Kongresit të Manastirit, Kongresit të Lushnjes, njeriu që ka mbrojtur Kolonjën nga andartët grekë. Padiskutim një nga personazhet kryesore pa të cilin ne do ti kishim punët keq me jugun e Shqipërisë. Ndoshta një pjesë e jugut të Shqipërisë sot nuk do të ishte ky jug. Është nder shumë i madh, do të ishet mirë të vendosej në Korçë. Duken ende disa ndasi, veprojnë ende kokat e disave që kanë kollare në anadollakun e tanishëm, është turp që përfaqësuesit e lartë të shtetit nuk janë këtu, duhet të ishin deputetët, e Kolonjës padiskutim. Sali Butka është shumë më tepër.

Kanë bërë mirë që e kanë vendosur, edhe pse vetë do të isha të vendosej në Qafën e Qarrit ku ai sheh Kolonjën, Korçën e gjithë Shqipërinë. Por edhe këtu siç e kanë vendosur, është krah miku të tij Petro Nini Luarasit. Në këtë pikëpamje dhe kjo është zgjedhje e mirë.

Është një nga gjërat më të poshtëra që Shqipëria nuk po e kalon, lufta klasore, lufta vëllazërore. Duke ngatërruar shqiptarët, në çarje e ndarje. Është vepër e vonuar, këtu duhet të ishte paria e Shqipërisë. E bën me turp gjithë klasën politike. Unë gjithnjë jam ngushëlluar që Shqipëria, jo qeveritë, është një nënë e ashpër që ti jep meritat. Sepse për shembull është busti i këtij këtu, por nuk është busti i Enverit dhe s’ka për të qenë kurrë. ‘’- tha Nazarko.

Sot në qytetin e Ersekës u vendos shtatorja e patriotit të madh shqiptar, Sali Butka i cili ka krijuar çeta për të mbrojtur atdheun në ditët më të errëta të tij.

Ai njihet për kontributin e tij në lëvizjet për çlirim, pavarësi, mbrojtjen e integritetit kombëtar e territorial, themelimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe vendosjen e rendit demokratik në Shqipëri.

Shtatorja e tij qëndron përballë shkollës ”Petro Nini Luarasit”, mikut dhe bashkëpuntorit teksa vepra u punua nga skulptori Agim Rada.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb