*Rama: Një nga vatrat më të çmuara të ekselencës shqiptare

TIRANE- Nga ambientet e rikonstruktuara të Liceut Artistik, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pas as batutat me mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle. Si një ish-nxënës i kësaj shkollë, kryeministri thotë se mësuesit e Liceut nuk punojnë vet për formimin e nxënësve për lëndët e përgjithshme, si Matematika, Fizika, etj; por ata punojnë edhe me shpirtin e gjithësecilit.

“Ky inaugurim përkon edhe me rritjen e rrogave për mësuesit. Por ju jeni mësues që tregoni shumë përkushtim, jo vetëm se punoni me formimin e nxënësve për marrjen e njohurive të përgjithshme. Por punoni edhe me shpirtin e tyre. Por ama, ma kini kujdes atë me dy gishta se ka gjasë të jetë një gjeni i keqkuptuar”, tha kryeministri Rama.

Në ceremoninë e përurimit të Liceut Artistik, kryeministri Edi Rama, deklaroi se kjo shkollë është një nga vatrat më të çmuara të ekselencës shqiptare.

Teksa rikthehu kohën pas, kreu i qeverisë theksoi se Liceu në vite ka përsuar rrënim të vazhdueshëm dhe ka qenë jashtë vëmendjes. Ai pohoi se pas disa dekadash liceu tashmë ka një atelie me piano të reja, ndërsa projekti për rikonstruktimin e tij është ende i paplotë. Rama solli shembullin e sopranos Ermonela Jahos, e cila njihet në mbarë arenën ndërkombëtare, ndërsa tha se ajo kishte dalë nga Liceu Artistik, duke përmbushur ëndrrën e saj për të kënduar në ‘La Scala’.

“Ajka e artit shqiptar ka bërë çudira, duke dhënë provën se asgjë nuk është e pamundur për të arritur majat. Unë gjithmonë e sjell Emonela Johon si shembull për faktin se ajo e mishëron këtë fakt, që kur ishte në Lice ajo thoshte se do këndoj në ‘La Scala’. Askush nuk mund ta besonte si një mendim normal. E sjell shembullin e saj pasi është shembull se çdo ëndërr që njeriu e sheh me sy hapur është në gjendje ta realizojë kur e sheh. Ata që ja dalin kanë një vendosmëri gati-gati të natyrshme për të kaluar detin në këmbë dhe për të bërë të mundur që të injektohen me ëndrrën e tyre. Në këtë shkollë është e natyrshme që të vinë nxënës të vegjël e më të rritur me ëndrra që i shohin me sy hapur.”, tha Rama.

(ed.me/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: