Është përuruar busti i shkencëtarit Betim Muço në shkollën e re që mban emrin e tij në Kombinat. Shkolla e re në Kombinat, përveç emrit të Muços do të mbajë në ambientet e saj edhe bustin e tij, si një shenjë mirënjohje për gjithçka ai bëri në fushën e shkencës, por edhe si shkrimtar e përkthyes.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi figurën e Betim Muços dhe kontributin e tij me vlerë për shoqërinë shqiptare.

“Në qoftë se ka një arsye pse sot nuk e konsideroj një ditë pikëllimi, por një ditë gëzimi për veprën e Betimit, është se me sa duket ai e gjeti këtë përgjigje dhe fakti që sot kishim dy zonja, zonjusha të nderuara, mësuese që i lexonin jetëshkrimin respektivisht për arritjet në fizikë, sizmologji, shkencë apo në letërsi, në shkrime, do të thotë që ai arriti ta kthente këtë përgjigje dhe përgjigja ishte ‘lër një vepër për të cilën ia vlen të kujtohesh, për të cilën ia vlen të emërtohet një institucion, ia vlen të përpiqet një skulptor’. Ndoshta ky është çelësi i pavdekësisë, se edhe kur të mos jem unë kryetar bashkie, Betimi do jetë këtu, edhe kur të merremi me punë të tjera, ndoshta të largohemi nga kjo jetë, Betimi do jetë këtu dhe ndoshta do jetojë më gjatë se disa nga ne, se la një vepër që e bëri të pavdekshëm”, tha Veliaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: