KORCE – Kryeministri Edi Rama mori pjesë në përurimin e muzeut mesjetar në Korçë, ku mes të tjerave janë të vendosura rreth 400 ikona, pjesa më e madhe e të cilave i prezantohen publikut për herë të parë.


Gjatë fjalës së tij, kryeministri e cilësoi këtë muze si një tjetër kartëvizitë krenarie për Korçën, por edhe një instrument të rëndësishëm të rritjes ekonomike të këtij qyteti.

Sipas kryeministrit, në Muzeun Mesjetar në Korçë ndodhet koleksioni më i madh i artit bizantin i mbledhur në një muze të vetëm.


Kryeministri Rama tha se “ish-kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi është njeriu më i lumtur, pasi pa se si një vepër e nisur nga një kurajo e marrë kur ai i kishte humbur të gjitha shpresat, sot është bërë realitet”.
(er.nu/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: