KRUJË- Është përuruar sot në Krujë rikonstruksioni i pazarit të vjetër. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast kanë marrë pjesë Zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni. Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, numri dy i qeverisë, Niko Peleshi tha se pazari i vjetër i Krujës është një xhevahir i trashëgimisë kulturore dhe garantoi se në në fazën e dytë të projektit që do të zbatohet për të do të ketë mbështetje për sipërmarrjen.

“Rikonstruksioni është faza e parë e projektit, faza e dytë është mbështetje për sipërmarrjen. Pazari është xhevahir i trashëgimisë kulturore. Ky investim është fryt i bashkëpunimit mes qeverisë qendrore e lokale”, tha Peleshi.

Edhe ministrja Gjermeni, theksoi se puna që është bërë për pazarin e Krujës është shembull bashkëpunimi mes dy pushteteve.
“Është bërë një punë shumë e mirë por puna për pazarin e Krujës do të vijojë. Ky është një shembull bashkëpunimi mes dy pushteteve”, tha ajo.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: