Shërbimi hekurudhor në tunelin më të gjatë në botë ka nisur, duke transportuar pasagjerë mes për mes Alpeve zvicerane nga Zyrihu në Lugano. I famshmi Tuneli Gotthard u hap me një ceremoni të zhvilluar në muajin qershor ku morën pjesë liderët europianë si Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Francois Hollande. Megjithatë shërbimi i rregullt hekurudhor nisi ditën e djeshme.

Tuneli për të cilin u deshën 17 vite për ta ndërtuar, është 57 km i gjatë dhe kapi një kosto prej 9.3 miliard paundësh.

Agjencia zvicerane e lajmeve ATS, raportoi se treni i parë i pasagjerëve që kaloinë këtë tunel u nis nga Zyrihu në orën 6.09 të mëngjesit për të mbërritur në Lugano në orën 8.17. Pasagjerëve ky tunel u shkurton 30 minuta rrugë.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb