TIRANE – Në nisje të sezonit të ri arsimor, kryeministri Edi Rama mori pjesë në përurimin e shkollës “Kosova” në kryeqytet.

Pas fjalës së tij, kreu i qeverisë sëbashku me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj dhe minitren e Arsimit, Lindita Nikolla, bënë një vizitë në ambientet e brendshme të 9-vjeçares.

Duke ditur pasionin e tij për sportet, Rama nuk mund të mos i bënte një vizitë palestrës së shkollës.

Me shaka, kryeministri pyeti se kush ishte më i miri në basketboll nga nxnënist që ishin të pranishëm në orën e fiskulturës.

Por Rama e humbi sfidën me nxënësin, pasi ky i fundit arriti të shënonte me gjuajten e parë. Kreu i qeverisë nuk bëri kosh asnjë nga të dy gjuajtjet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb