TIRANE

Moderatorja Nevina Shtylla pas një kohe të gjatë në televizion ka vendosur të shkëputet për një periudhë të caktuar. Nevina drejtonte disa nga rubrikat më të rëndësishme në këtë emision ‘E diell’.

Së fundmi ajo ka zbuluar se është infektuar me Covid-19 dhe kjo është arsyeja kryesore e shkëputjes, por jo e vetmja. Nevina shprehet se tashmë shumica e simptomave kanë kaluar, i vetmi shqetësim që ka është humbja e shijes dhe nuhatjes.

Gjatë një komunikimi me ndjekësit në Instagram, moderatorja ka treguar se ka marrë pushimet, pasi do që t’i dedikojë pak kohë vetes së saj. Megjithatë ajo u shpreh se do të rikthehet në ekran shumë shpejt. Madje pas kësaj periudhe rigjenerimi Nevina mund të kthehet me ide dhe përgjegjësi të reja.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: