Përveç Facebook, Instagram dhe WhatsApp në Evropë dhe SHBA përdoruesit raportojnë se i pa aksesueshëm është bërë edhe Apple Developer Program.

Ky program sipas përdoruesve është ndërprerë për disa orë gjatë ditës së enjte. Arsyet janë ende të paqarta.

Një ditë më parë as Facebook nuk ka dhënë një arsye për ndërprerjen,, përveçse duke pranuar se është i vetëdijshëm se shërbimet momentalisht janë vetëm në disa fusha.

Përmes një postimi, Facebook reagoi se ishte në dijeni se “disa përdorues aktualisht kanë probleme në përdorimin e aplikacioneve të Facebook” dhe se “po punonte për zgjidhjen e çështjes sa më parë që të ishte e mundur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb