Të gjithë e pëlqejnë stilin e Bella Hadid. Moderne dhe në të njëjtën kohë shumë personale (të mos harrojmë që një pjesë e madhe e garderobës së saj përbëhet nga pjesë vintage), ajo bie në sy në çdo dalje që bën. Supermodelja e pa karrierën e saj të ngrihej në qiell disa vite më parë, por viti 2022 doli të ishte një vit historik për karrierën e saj të modelingut. Duke studiuar spektaklet për koleksionet vjeshte-dimer 22 dhe pranverë/verë 23, ishim të sigurt se ajo ka në xhep titullin “mbretëresha” e pasarelës dhe kishim të drejtë, pasi Bella mori çmimin “Modelja e Vitit” në British Fashion Awards.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo është përgjegjëse për një nga momentet më virale të modës këtë vit – fustani i krijuar nga asgje, duke përdorur një spërkatje të veçantë, në pasarelën e Coperni – dhe gjithashtu është u shfaqur si një nga “super-luftëtarët” më të mëdheja të veshjes vintage në tapetin e kuq (dhe jo vetëm). Stili i saj në përditshmëri nuk ka nevojë për prezantim. Ajo kuron pamjen e saj, duke arritur të krijojë veshje që shfaqen pa pushim në Instagram, Tik Tok dhe të gjitha faqet e modës.

Bella Hadid ia doli t’i kushtojë vëmendje pothuajse të gjitha tendencave të mëdha të vitit 2022.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: