Joe Biden, së shpejti presidenti i ri i SHBA, është një njeri krejtësisht i ndryshëm nga paraardhësi i tij edhe për sa i përket marrëdhënies së tij me makinat dhe motorët.

Ky pasion gjendet edhe tek djali i tij, Jozef, i cili është menaxher i shitjeve në një përfaqësi të madhe të ”Chevrolet” në Wilmington, Delaware.

Joe është pronari i një ”Corvette Stingray” të vitit 1967, por me hyrjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, ai nuk do të jetë më në gjendje të ngasë makinën për shkak të impenjimeve të shumta iNstitucionale.

Joe Biden Jr nisi të ngiste makina në fund të viteve 1950 gjatë kohës në universitetin lokal.

Rregullat e kampusit nuk lejonin që studentët të zotëronin makina në atë kohë, por Joe e kapërceu problemin duke përdorur makina që ishin marrë me qira nga kompania ku punonte babai i tij .

Duke u rritur në një mjedis ku katër rrotat nuk ishin vetëm një temë ditore në shtëpi, por edhe burimi i një të ardhure që për fat të mirë u rrit duke sjellë përsëri qetësinë në familje, i riu Biden ishte në gjendje të përballonte, ndoshta të dorës së dytë, një ”Pontiac Tempest”.

Disa kohë më vonë, saktësisht në 1967, me rastin e dasmës së tij ishte babai Joseph i dha atij një ”Chevrolet Corvette Stingray” të mrekullueshëm që ende bën një shfaqje të shkëlqyeshme në garazhin privat të presidentit të ri.

Kjo makinë u pagua për më shumë se 5 600 dollarë në 1967 dhe ka qenë gjithmonë në emër të Joe Biden.

Dhe kjo është ruajtur me dashurinë dhe vëmendjen që janë tipike për një entuziast të vërtetë të makinave, një qëndrim që nuk ka asnjë lidhje me ekzibicionizmin e paraardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë, një adhurues i makinave shumë të shtrenjta, ndoshta vetëm për të theksuar pasurinë dhe statusin shoqëror.

Për Biden, ndër të tjera, ka imazhe që qarkullojnë, ku me pantallona të shkurtra dhe pa këmishë, presidenti i ri (atëherë ndoshta zëvendësi i Obamës) lan makinën e tij me një kovë dhe sfungjer.

Bota e automobilave e ka mirëpritur fitoren e Biden me entuziazëm.

Drejtori i përgjithshëm i grupit ”Volkswagen”, Herbert Diess kujtoi në lidhje me këtë se “programi demokratik është më i harmonizuar me strategjinë tonë globale për të luftuar ndryshimin e klimës përmes elektrizimit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: