TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 55-vjeçare me detyrë administratore pranë një firme ndërtimi e cila akuzohet për mashtrim.

Sipas të dhënave zyrtare, gruaja kishte mashtruar një 56-vjeçar duke i premtuar 4 apartamente dhe i ka marrë 318.580 euro por i ka shitur tek persona të tjerë.

“Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetases Vjollca Hoxholli, 55 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase që prej vitit 2007 kryen funksionin e Administratores tek një Firmë Ndërtimi dhe në këtë periudhë kohore dyshohet se me anë të mashtrimit ka premtuar shitjen e katër apartamenteve në rrugën “Teodor Keko”, shtetasit D. S., 56 vjeç, dhe pasi ka përvetësuar shumën monetare prej 318.580 eurosh i ka shitur ato te shtetas të tjerë, më konkretisht, njërin prej tyre shtetasit E. M., 43 vjeç, banues në Tiranë”, deklaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale, “Fshehje e të ardhurave”, “Mashtrim” dhe “Falsifikim i dokumenteve (kontrata).

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb