Ceremoni e ngrohtë, e bukur dhe tepër miqësore në selinë e Komandës së Forcave Detare me rastin e 94 vjetorit të krijimit të Forcës Detare, si dhe kujtimit të jetës e veprës së njërit prej figurave të shquara të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare si dhe me pas te Ushtrisë dhe detarise në veçanti, ish-Komandantit të Flotës Luftarake Detare, sot Forca Detare, Qamil Poda. Ishin te pranishem Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, veterane, oficere, nenoficere e detare.

Në fjalët e rastit të mbajtura nga Shefi i Shtabit të Përgjithshem zoti Kollçaku dhe zëvendës-komandanti i Forcës Detare, Kapiten i Rangut të Parë, Artur Meçollari, u evokua rruga e gjatë dhe e lavdishme e Forcës detare në vite.

Me tej u nënvizua se aktualisht Forca Detare ka një mision më të gjerë dhe më kompleks se më parë, mision i cili qe nga vitit 2002 perfshin edhe Rojen Bregdetare. Falë aleatëve tane, Forca Detare eshte edukuar dhe vazhdon të edukohet edhe në institucionet arsimore më të mira në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Turqi, Francë, Gjermani, Itali, Greqi, etj. Po ashtu në përmbushje të misionit të Rojes Bregdetare fokusi i Forcës Detare është mbajtja dhe fuksionimi i një sistemi SAR efiçent dhe bashkëpunimi dhe roli drejtues me agjensitë e tjera ligjëzbatuese kombëtare. Sot personeli i Forcës Detare, është krenar për trashëgiminë e saj institucionale dhe historike. Në sfondin aktual të sigurisë euro-atlantike dhe rajonale, Forca jonë Detare, si një pjesë e aleancës së NATO-s, ka dhënë dhe vazhdon të japi një kontribut të rëndësishëm.

Me tej, u vleresua jeta dhe vepra e Komandantit Qamil Poda, karriera ushtarake e te cilit nisi qe gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe vazhdoi pas çlirimit te vendit me detyra drejtuese komanduese ne repartet e ndryshme të FA. Ndërkohë kryen studimet, me pare ne Akademine e Artilerise ne Kiev, Ukraine, si dhe me pas ne Akademine Marines Luftarake “Voroshillov−Kuznjecov” ne Leningrad, sot San Petersburg, Rusi. Me përfundimin e Akademisë së Marinës, Qamil Poda nis karrierën në Flotën Luftarake Detare, me pare si Zevendes Komandant dhe me pas si Komandant i Flotës Luftarake Detare në vitet 1972-1981.

Me daljen ne pension, ai do te jete nje nga drejtuesit kryesor te Organizates se Veteraneve te LANÇ deri sa ndrroi jete ne vitin 2006. Per kontributin e tij ne lufte dhe me pas si ushtarak, eshte dekoruar me 20 urdhera e medalje, perfshire edhe dekorimet ne pervjetoret nderkombetare te fitores mbi nazifashizmin.

Ne fund te ceremonise, me motivacionin: “Per merita dhe kontribut te larte dhene si luftetar e drejtues i formacioneve partizane ne lufte per clirimin e vendit nga pushtuesit nazifashiste, si dhe per profesionalizmin e treguar ne ngritjen, funksionimin dhe drejtimin e Flotes Luftarake Detare si Komandant i saj nga viti 1972 deri ne vitin 1981”. Presidenti i Republikes zoti Ilir Meta, e dekoroi Qamil Poden me “Dekoraten e Arte te Shqiponjes”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb