Gjermania do të dërgojë katër tanke të tjera Leopard 2 në Ukrainë, deklaroi sot ministria gjermane e mbrojtjes.

Deri më tani Gjermania ka dërguar 14 tanke në Ukrainë.

“Vendosëm të dorëzojmë dhe katër tanke të tjera kryesore luftarake Leopard 2 A6 nga rezervat e Bundeswehr në Ukrainë. Me këtë vendim, së bashku me partnerët tanë portugez dhe suedez, ne tani jemi në gjendje të sigurojmë një batalion më të mirë për Ukrianën”, thuhet në deklaratë.

“Së bashku me Poloninë, filloi një iniciativë për t’i siguruar Ukrainës dy batalione të tankeve kryesore të betejës Leopard 2. Ndërsa Polonia ka marrë përsipër pjesën e furnizimit të Leopard 2 A4, Gjermania po koordinon pjesën e Leopard 2 A6. Me njoftimin e sotëm nga Suedia për të dorëzuar dhjetë tanke kryesore luftarake Leopard 2 A5, të cilët janë teknikisht të ngjashëm me versionin gjerman 2 A6, së bashku me Portugalinë ne jemi në gjendje të vëmë 31 Leopard 2 në dispozicion të Ukrainës”, shtohet më tej në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: