Presidenti i Bjellorusisë , Alexander Lukashenko, ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë të gjatë në përvjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Lukashenko, një aleat i ngushtë i Putinit, u citua t’u kishte thënë gazetarëve më herët sot se biseda ishte zhvilluar mbrëmjen e djeshme dhe kishte pasur disa tema.

Bjellorusia, e cila ndan një kufi me Ukrainën dhe Rusinë, i lejoi trupave të Moskës një vit më parë të përdornin territorin e saj si pikënisje për sulmin e saj ndaj Ukrainës.

Në fillim të këtij muaji, Lukashenko tha se Bjellorusia ishte gati ta bënte këtë përsëri.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: