Një vit nga vrasja e afroamerikanit George Floyd dhe në gjithë SHBA-në po përkujtohet ajo ngjarje e cila solli një solidaritet dhe protesta masive.

Ditën e sotme është vendosur që në shumë qytete pavarësisht pandemisë, të kujtohet Floyd i cili u vra nga polici që i vuri gjurin në fyt.

Presidenti Joe Biden dhe zv/Presidentja Kamala Harris do të takohen sot privatisht me anëtarët e familjes së Floyd të cilët nuk e kanë harruar lehtë humbjen e të afërmit të tyre.

Katër oficerë policie u akuzuan pas vrasjes ndërkohë kryesori që akuzohet për autor është Derek Chauvin për të cilin një vendim përfundimtar do të merret muajin tjetër nga drejtësia amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb