Ish-ministri i Arsimit Genc Pollo kujtoi përvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, u shpreh se nëse ne shqiptarët do të vepronim sipas mësimeve të saj, do ishim sot krenarë që jemi bashkëkombas të saj.

Pollo shprehet më tej se me Nënë Terezën krenohemi me të drejtëe, pasi ajo u lind në një familje shqiptare në Shkup dhe nuk e mohoi kurrë origjinën e saj.

Postimi i ish-ministrit të Arsimit Genc Pollo:

Me Nënë Terezën krenohemi me të drejtë se ajo u lind në një familje shqiptare në Shkup, se kishte shqipen gjuhë amtare dhe se e identifikoi veten si shqiptare deri fund.

Por Nënë Tereza është botërisht e adhuruar mbasi ju përkushtua ndihmës për të vobegtit e të dobëtit e shoqërisë; pa interes vetjak e pa diskriminim por me shumë dashuri e dhembshuri.

Sikur të rrekeshim më fort që t’i ngjanim më shumë veprës e frymës së saj do të ishim edhe më krenarë si komb i Nënë Terezës. GP

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb