Sot shënohet 16-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Me një postim në Facebook, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taluant Balla shkruan se udhëheqësia e tij e mençur ka meritën historike në pavarësimin dhe ngritjen e shtetit demokratik të Kosovës, me orjentimin e palëkundur të integrimeve në BE dhe NATO, në mirënjohje dhe koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot kujtojmë “Gandin e Ballkanit”, shqiptarin e madh, Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Udhëheqësia e tij e mençur ka meritën historike në pavarësimin dhe ngritjen e shtetit demokratik të Kosovës, me orjentimin e palëkundur të integrimeve në BE dhe NATO, në mirënjohje dhe koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”- shkruan ai.

 

Irfan
Irfan

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb