Prej disa ditësh çifti Blero-Afrona kanë shkuar për pushime në Meksikë. Ata kanë zgjedhur ta festojnë përvjetorin e parë të njohjes në plazhet ekzotike të Cancun, ku siç duket jo vetëm po relaksohen, por po kalojnë edhe momente romantike.

Megjithatë, mes fotove të shumta që kanë publikuar në rrjetet sociale nga ky udhëtim, ato që kanë tërhequr më shumë vëmendjen janë fotot ku Afrona ka dalë vetëm. Modelja duket tejet provokuese teksa pozon në plazhet me pamje tropikale. Natyrisht, fotot janë realizuar nga i dashuri i saj Blero.

Këngëtari, thuhet se gjatë këtij udhëtimi planifikon që t’i propozojë Afronës për martesë. Deri tani nuk ka ndodhur diçka e tillë, por mbetet të shihet deri në përfundim të pushimeve.

(m.k/BT/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: