DIBER– Partia Demokratike ka nisur përzgjedhjen e kandidatëve të saj për qarkun e Dibrës. I deleguari i PD në këtë qark, Ervin Salianji, shprehet i sigurt për fitoren. Sipas tij, PS ka sjellë në Dibër Ilir Beqajn, i cili nuk ka asnjë lidhje me zonën, por ka ardhur të blejë vota me paratë e vjedhura.

Sipas Salianjit, PD nuk e ka garën me PS në Dibër pasi ajo nuk ekziston, por me PDIU-në dhe LSI-në.

Qarku i Dibrës, ka 6 deputetë dhe gara pritet të jetë e fortë, pasi përveç PD dhe PS elektorat në këto zona kanë PDIU dhe LSI.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: