TIRANË

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi i është drejtuar maturantëve, të cilët mes datave 29 korrik – 3 gusht, 2021 do të përzgjedhin degët e studimit në universitet sipas listës së tyre të preferencës.

“Të dashur maturantë! Ndërkohë që prej kohësh keni nisur përgatitjet për studimet e larta, ka ardhur momenti që të zgjidhni degët sipas listës tuaj të preferencës mes datave 29 korrik – 3 gusht nëpërmjet portalit “U-Albania”, shkruan ajo ndërsa shpreh besimin se ata do të bëjnë zgjedhjen e duhur duke u bazuar në talentin e pasionin e tyre, por edhe nevojat dhe perspektivat e tregut të punës.

“Ju sugjeroj të informoheni dhe konsultoheni sa më mirë për çdo detaj që lidhet me kriteret e pranimit dhe procedurat e regjistrimit”, – nënvizon Ministrja Kushi dhe i uron përzemërsisht shumë suksese dhe mbarësi të gjithëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb