Anëtari i Komsionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD, Besnik Mustafa i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka rrëfyar çfarë ka ndodhur në selinë blu gjatë procesit që do të përzgjedhë 80% të listës së partisë më të madhe opozitare për zgjedhjet e 25 prillit.

Mustafaj siguron përfundimisht se Basha nuk ka akses në 80% të listës së kandidatëve të PD për zgjedhjet e 25 prillit, madje zbulon se lideri demokrat ka pasur pakënaqësi për disa emra por Komisioni i Vlerësimit nuk ia ka marrë parasysh.

Sa i përket Jozefina Topallit Mustafaj ka sqaruar se ajo nuk është skualifikuar, por është vetëpërjashtuar, pasi Komisioni i Vlerësimit e ka pranuar si kandidaturë dhe në fazëne l e kualifikoi. Për partinë e re ai theksoi se në rast se Topalli arrin të mbledhë të gjithë të pakëaqurit ndaj Ramës e Bashës, do ketë sukses, në rast të kundërt, do jetë aventurë mendjelehtë.

INTERVISTA NË RUBRIKËN OPINION

PYETJA: Jozefina Topalli tha se do jetë pjesë e një nisme të re, ndërkohë aludohet dhe për parti të reja. Si e pritët krijimin e një partie nga një kontributore në PD?

Me çudi dhe keqardhje. PD është dhe ka një histori të gjatë fraksionesh separatizmash po nuk ka sukses. Krijimi i kësaj partie do shoqërohej me një analizë pse dështoi Gramoz Pashko, Dashamir Shehu, Genc Pollo e me radhë, për parti të suksesshme e të madhe.
Politika është arti i së mundshmes, jo i të pamundshmes. Nëse Topalli mbledh të pakënaqurit nga Rama e Basha, do jetë e dobishme për Shqipërinë. Nëse nuk i mbledh këta votues, atëhere është aventurë mendjelehtë.
Votat janë numra, në fjalë të fundit. Unë i mbahem kësaj teorie, nëse Topalli mbledh një elektorat që nuk i beson Bashës e Ramës, atëhere kjo bëhet në dobi të Shqipërisë.
Jozefina nuk i shmanget dot sintagmës që është hakmarrje. Ishte e propozuar nga demokratët e Shkodrës për deputete, në seleksionimin e parë e përzgjodhëm, Jozefina i pëlqen apo jo Bashës, Komisioni e zgjodhi. I shkoi formulari. Ajo siç e kemi diskutuar, Jozefina jo vetëm nënshtroi procedurën, por e quajti Komisionin farsë. Nëse ka një person në Shqipëri, Sali Berisha e di që nuk jam farsë, ajo e di që nuk jam farsë, as kur isha bashkëpuntor me Sali Berishën, as pas. Nuk i takonte për hir të integritetit që unë mund të bëhem farsë. Nuk ju bëra Berishës pse duhet t’i bëhem Bashës.

PYETJA: Po pakënaqësitë e Berishës?

Ka gabuar shënjestër. Nuk e kam kuptuar pse ka bërë vërejtje për një njeri që ne e kemi skualifikuar. Edhe për Jozefinën ka thënë. Jozefina nuk është skualifikuar, u vetëpërjashtua.
Ne si komision nuk kemi qenë në pozitat që do u shërbenim Ramës. Berisha ka gabuar shënjestër. Na njeh të gjithëve. Edhe Genc Rulin, ka pasur rastin të na njohë. Besoj se duke qenë i bindur se kjo që ndodhi në PD me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve nga anëtarësia, propozimeve dhe përzgjedhjes nga një komision autonom, është gjë e re. 80% e listës së deputetëve, kandidatëve janë faktikisht, i siguroj se nuk ka asnjë akses Basha. I ka propozuar anëtarësia, i zgjodhëm ne. është revolucion i vogël. është gjë fantastike.
E para PD ishte nismëtare, dhe një fermentues të opozitës. Ligji që imponoi Edi Rama për të shkatërruar koalicionin e përbashkët, kërkon rikompozime.
PD nuk do shkojë e vetme. Për shembull si PR do e ketë në koalicion. Fillon brenda popullit opozitar, më pas bëhet pronë e shoqërisë.

Pyetja: Ka patur Basha pakënaqësi?

Ka pasur disa, po nuk i morëm parasyh.

Pyetja: Për cilët emra veçanërisht?

Jam 20 vjet diplomat edhe nuk mundem.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb