TIRANE- Partia Demokratatike i ka dërguar një letër ditën e sotme Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit sa i takon procesit të përzgjedhjes së anëtarëve për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në shkresën që kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i dërgoi kryeparlamentarit Ruçi, theksi vihet tek parregullsitë në proçesin e përzgjedhjes së 5 anëtarëve jomagjistratë për KLGj dhe KLP. ​

Letra e firmosur nga deputeti Spaho, rendit një sërë akuzash se mazhoranca po shkel Kushtetutën, dhe sipas tyre synon kapjen e drejtësisë.

Sipas PD, për KLGJ dhe KLP janë pranuar si të kualifikuar disa kandidatë të cilët janë skualifikuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2018/01/shkresa-klgj-klp.docx” viewer=”microsoft”]
RAPORTI KLGJ KLP

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: