Bundesliga ishte kampionati i parë që u mbyll, duke dhënë të gjitha verdiktet. Mes tyre edhe shënuesin më të mirë: Robert Lewandowski me 35 gola.

Një rendiment shumë i mirë i polakut, ashtu siç ka treguar në të gjitha sezonet e fundit, duke shënuar më shumë se një gol për ndeshje. Nuk ka dyshime se ai do të fitojë “Këpucën e Artë” në Evropë, pasi ndjekësit e tij janë shumë larg.

Karim Benzema nga La Liga dhe Ciro Immobile nga Serie A ndodhen në kuotën e 27 golave, kur ka mbetur edhe 1 javë. Pastaj vjen Kylian Mbappe me 2 gola. “Top 5” e mbyll Patrick Schick me 24 gola te Leverkusen. Një dëshmi që tregon se pavarësisht se Bundesliga ka 34 javë, sulmuesit shënojnë shumë (Haaland 22 e Nkunku 20).

Ajo që bie në sy është mungesa e një bomberi nga Premier League në pesë më të mirët, që edhe pse një futboll ofensiv, sulmuesit shënojnë më pak. Salah ndodhet në vendin e gjashtë në renditje me 22 gola në renditjen evropiane.

Lewa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb