Gjykata e Madridit i ka dhënë 5 ditë afat UEFA-s që të anulojë të gjitha masat kundër klubeve themeluese të Superligës Evropiane, si dhe ta publikojë këtë në faqen e vet, përndryshe do të nisë proces kundër presidentit Ceferin për mosbindje ndaj gjykatave europiane.

Në vendimin e gjykatës, UEFA cilësohet “në kufirin e shtetit të së drejtës, në promovim të hapur të praktikave që kompromentojnë parimin e kompetencës së lirë në merkato në lidhje me organizimin e kompeticioneve të futbollit profesionist në Bashkimin Evropian. Një lëvizje që duket qartësisht që mbështet pozicionin e treshes Real-Barça-Juve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb