Ndajnë edhe 5 ditë nga finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord, që do të luhet në Tiranë. Kjo finale pritet të sjellë në kryeqytet rreth 70 mijë tifozë.

UEFA ka nisur të marrë masa që çdo hapësirë rreth stadiumit “Air Albania” të jetë vetëm për tifozët. Kështu, me kërkesë të UEFA-s, ditën e sotme Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka mbyllur çdo biznes (lokal, restorant, dyqan) që ndodhet në stadiumin “Air Albania”.

Kjo me qëllim që këto hapësira t’i rikthehen qëllimit kryesor që është organizimi i ndeshjes. Kujtojmë se më parë kur kishte ndeshje të tjera, lokalet dhe restorantet në “Air Albania” mbylleshin vetëm në orarin e ndeshjeve dhe jo 5 ditë para ashtu siç po ndodh tani me finalen e Conference League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb