Në 10 javët e mbetura të Superligës janë të përfshira të gjitha skuadrat në synimet e tyre. Pesë të fundit prej tyre janë të përfshira në luftën për mbijetesë, duke nisur nga Teuta dhe duke përfunduar te Skënderbeu.

Durrsakët morën së fundmi një tripikësh me shumë vlerë në fushën e Laçit dhe janë 4 pikë larg zonës së play-out. Fitore të artë mori edhe Kastrioti dhe tashmë jo vetëm që nuk ndodhet në fund, por ka lënë poshtë me një pikë Egnatian, që për momentin është skuadra që do të luajë në play-out.

Edhe rrogozhinasit janë treguar të fortë në sfidat e fundit. Në vendin e parafundit është Dinamo me ë3 pikë, 4 më pak se Egnatia. Një situatë e vështirë për blutë, të cilët që në sezonin e parë pas rikthimit në elitë, mund të zbresin sërish nga erdhën.

Dhe mbyll renditjen Skënderbeu me 19 pikë. Korçarët duhet të rikuperojnë minimalisht 8 pikë për të qenë të paktën në play-ot. Shumë e vështirë dhe këtë e thotë edhe trajneri Gega. Në luftën për mbijetesë, përveç cdo pike të marrë ndaj 5 skuadrave të kreut, do të vlejnë shumë fitoret në përballjet direkte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb