TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka nxjerrë sot ato që i quan fakte që duhen mbajtur mend për karrierën e Ramës me kullat në Tiranë.

Blushi shkruan se Rama e filloi karrierën në krye të Bashkisë së Tiranës me lejet e ndërtimit sipas parimit “një pallat, një votë” dhe se u pagëzua me nofkën “Mister 20%” pikërisht për shkak të shkak të shumës që fitonte për çdo leje ndërtimi.

Ai deklaron se Edi Rama nuk është “faturino” që të përfitojë qindarka nga ndërtimet me dhe pa leje në Tiranë, ai është investitori dhe përfituesi kryesor!

POSTIMI I PLOTË
PESË FAKTE QË DUHEN MBAJTUR MEND PËR KARRIERËN E EDI RAMËS ME KULLAT NË TIRANË.
? FAKTI 1⃣: Edi Rama e filloi karrierën në krye të Bashkisë së Tiranës me lejet e ndërtimit sipas parimit “një pallat, një votë”.
? FAKTI 2⃣: Edi Rama u pagëzua me nofkën “Mister 20%” pikërisht për shkak të shkak të shumës që fitonte për çdo leje ndërtimi.
? FAKTI 3⃣: Dihet botërisht se një ndërtues i ka vendosur pistoletën tek gjuri Edi Ramës për shkak të prishjes së pazareve për lejet e ndërtimit në Tiranë.
? FAKTI 4⃣: Në vitin 2014, OSBE e akuzoi Edi Ramën se ka një pasuri të paligjshme 200 milionë euro të krijuar kryesisht nga lejet e ndërtimit në Tiranë.
? FAKTI 5⃣: Përgjimet e Anfimafias Italiane nxorën zbuluar Edi Ramën dhe Larvën e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, si autorët e betonizimit të kryeqytetit, duke e shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave nëpërmjet kullave, që qelben era mafie.
? Edi Rama nuk është “faturino” që të përfitojë qindarka nga ndërtimet me dhe pa leje në Tiranë.
Ai është investitori dhe përfituesi kryesor!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb