KAZAKISTAN

Një zjarr la të vdekur pesë fëmijë të një familjeje në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Autoritetet e qytetit thanë të hënën se zjarri ka përfshirë një shtëpi gjatë natës, duke vrarë pesë vajza të moshës midis tre muajshe deri në 13 vjeçe.

Zyrtarët e shërbimit të emergjencës i thanë Radios Evropa e Lirë se zjarri ka shpërthyer gjatë natës kur të dy prindërit e vajzave kanë qenë në punë. Zjarri është shuar një orë pasi zjarrfikësit kanë marrë një telefonatë nga fqinjët, thanë ata.

Babai dhe nëna e fëmijëve kanë marrë ndihmë nga psikologët, tha zëdhënësja e Departamentit të Emergjencave lokale, Ayagoz Fazylova. Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit vdekjeprurës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: