Janë luajtur vetëm 4 ndeshje së fundmi në NBA, por spektakli nuk ka munguar. Pa yjet në përbërje, skuadra e Brooklyn Nets nuk arrin dot të fitojë, duke u mundur në shtëpi 116-114 nga Cleveland.

Mitchell me 31 pikë dhe Mobly me 26 pikë e 16 rebound bënë diferencën për Cavaliers, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Bridges për Nets, që pësojnë humbjen e pestë  radhazi dhe zbresin në vendin e shtatë, jashtë zonës play-off në Lindje.

Po në këtë konferencë, Orlando Magic fitoi në shtëpi 111-106 ndaj Neë York, ndeshje me rivalitet, ku për vendasit u dallua Banchero me 21 pikë. Humbja e tretë radhazi për Knicks, por gjithsesi mbeten në vendin e pestë.

Në Perëndim Los Angeles Clippers konsolidon pozitat në play-off, teksa mundi 127- 105 Oklahoma City Thunder, ndeshje ku diferencën e bëri Leonard me 32 pikë. Ndërsa skuadra e Neë Orleans Pelicans, falë një “triple double” të Ingram, 30 pikë, 11 rebound e 10 asist, mundi 115-90 Charlotte Hornets.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb