Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka uruar 5 majin, ditën e “Dëshmorëve të Atdheut”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Duka shkruan se heronjtë janë krenaria më e madhe kombëtare për çdo komb dhe shton se pikërisht atdhedashuria dhe patriotizmi duhet të jenë përherë vlerat tona kombëtare më të mira.

“Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të pavarësisë dhe lirisë së Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, mbyll postimin e tij Duka.

Postimi i plotë:

Atdhedashuria dhe Patriotizmi janë vlerat më të mira për atdhetar

Heronjtë dhe dëshmorët janë krenaria jonë kombëtare. Çdo komb i nderon dhe respekton sakrificat e tyre!

Atdhedashuria dhe patriotizmi duhet të jenë përherë vlerat tona kombëtare më të mira!

Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të pavarësisë dhe lirisë së Shqipërisë dhe Kombit shqiptar!!

Agron Duka.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: