Humbja e flokëve është një fenomen normal dhe gjithçka ndodh gjatë ndërrimit të stinëve. Shkaktarët kryesorë që dobësojnë flokët tanë janë: stresi, pirja e duhanit, ushqyerja e dobët, shtatzënia, barnat, etj. Për të arritur rezultate të kënaqshme duhet të zbatohen disa metoda natyrale.

Lëng qepe
Përmbajtja e lartë në sulfur e lëngut të limonit ndihmon në rritjen e flokëve. Nuk janë bërë shumë kërkime shkencore në lidhje me këtë, megjithatë një studim ka treguar se kjo kurë me qepë funksionon për pacientët me alopecia areata, gjendje që shkakton rënie të flokëve. Gjatë një eksperimenti të kryer tek disa vullnetarë, një grup prej tyre aplikoi lëng qepe në skalp dy herë në ditë, ndërsa pjesa tjetër përdori ujë çezme. Pas 2 javësh, 74% e grupit që u trajtuan me lëng qepe filluan që t’u dilnin flokë të rinj. Nëse e provoni këtë kurë, duhet të përdorni edhe ndonjë përbërës tjetër për të larguar aromën paksa të rëndë të qepës.

Hekur
Kjo lëndë ushqyese ndihmon trupin në prodhimin e gjakut, dhe nivelet e ulëta të saj lidhen me rënien e flokëve. Arsyeja nuk është e qartë, megjithatë sigurohuni të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me hekur, si mish, peshk, brokoli dhe të gjitha llojet e perimeve. Flisni me mjekun para se të përdorni pilula të hekurit. Dozat e larta të tij mund të shkaktojnë të vjella dhe kapsllëk, shkruan “shendeti”.

Biotina
Disa mjekë e rekomandojnë biotinën (apo vitamina B7) për rënien e flokëve. Këtë lëndë ushqyese mund ta merrni edhe nga ushqimet, si vezët, gruri dhe kërpudhat.

Çaji jeshil
Një ekstrakt i prodhuar nga përbërësit e çajit jeshil ndihmon me një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë edhe rënien e flokëve. Përbërësi i quajtur EGCG ndihmon me rritjen e flokëve. Mund të përdorni edhe suplemente të çajit jeshil, por vetëm me rekomandimin e mjekun. Disa përmbajnë edhe përbërës të tjerë që mund të shkaktojnë probleme nëse merren në doza të larta.

Vaji i farave të lulediellit
Dozat ditore të vajit të farave të lulediellit mund të ndihmojnë në rritjen e flokëve. Një studim i vogël ka zbuluar se burrat që morën 4 kapsula me vaj të farave të lulediellit për 6 muaj pësuan rritje të flokëve me 40%.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: