Një udhëtim rinor me shokët, për qejf, për pak u kthye në fatalitet. Bëhet fjalë për një 17-vjeçar të quajur Nensi Lleshi, i cili ka pësuar një aksident të rëndë me makinë në aksin Elbasan-Peqin dhe ka marrë dëmtime serioze në zemër.

Ngjarja ka ndodhur në 15 janar të vitit 2021. Aksidenti i rëndë i cau një pjesë të aortës dhe djali kishte nevojë urgjentë pët t’i vendosur një protezë tek zemra.

Nensi është nga fshati Shirgjan i Elbasanit. E vetmja shpresë e tij është vendosja e protezës në zemër.

“Në Peqin e bëra aksidentin por nuk e mbaj mend më. Ju lutem na ndihmoni se familja ime nuk ka të ardhura, nuk i ka mundësitë, dua të ngrihem të shkoj në shkollë” thotë i shtrirë në krevatin e spitalit Nensi. “Thashë nuk e gjej djalin gjallë e kishin dërguar tek trauma na thanë ishte shumë keq, nga momenti në moment thanë priteni, ne e dërguam tek Nënë Tereza, na thanë është rast i rrallë, ka problem serioze në zemër dhe mushkëri, nuk e marrim përsipër thanë se nuk i kemi apartuarat. E sollëm në këtë spital na premtuan që do ndërhyjmë tek zemra kushton deri 20 mijë euro. Kostoja është e madhe, ne në fshat nuk i kemi mundësië. Djali im nuk jeton më po nuk bëri ndërhyrjen, ju lutem na ndihmoni nëse e keni mundësinë”, thotë me lot në sy e ëma e Nensit.

“Jam kaq i trishtuar, më tha përse nuk po ma vënë atë protezën apo nuk kemi paratë “,shprehet i dëshpëruar i ati i Nensit. Por familja e tij kishte nuk ka mundësi financiare për të përballuar koston e operacionit, pasi kushton plot 20 mijë euro. Ishte pikërisht emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” që ia mundësoi djaloshit operacionin i cili doli me sukses të plotë.

“Intervenimi do jetë pa kirurgji, në rrëzë të kofshës vendoset një protezë që e vesh aortën garanton zgjidhje, risku i tij është minimal”,-u shpreh mjeku specialist. Mjeku pas operacionit u tha prindërve se gjithcka kishte dalë me sukses! “Tani jam më mirë e ndjej vetem më mirë, falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan”, thotë Nensi mirënjohës për gjithë ndihmën që mori nga emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb