Lajme të mira për ish-zv.trajnerin e Dinamos, Fabricio Mikoli, i cili është liruar nga burgu i Rovikos, pas më shumë se 5 muajsh në arrest.

Ish-sulmuesi i Juventusit, Palermos dhe kombëtares italiane, ka dalë nga burgu dhe dënimi i tij është kthyer në shërbim social. Mikoli u dënua me tre vite e tre muaj burg për “zhvatje me metoda mafioze” Një dënim që nisi ta kryente nga 24 nëntori i vitit të shkuar. Megjithatë, Gjykata e Venecias mori parasysh kërkesën që avokati Antonio Savoia, bëri, për ta liruar me kusht.

42-vjeçari do të shkojë këtë mesnatë në shtëpinë e tij, ku do të nisë edhe forma e re e dënimit. Ndërkohë që më parë, Mikoli gjatë dënimit pati edhe një shërbim prove në akademinë e futbollit që ka krijuar vetë ai./Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb