TIRANË

Sërish ndryshime në drejtimin e Burgjeve. Burime për News24 dhe BalkanWeb bënë me dije se është shkarkuar nga detyra, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa. Ai qëndroi 5 muaj në këtë detyrë pasi zëvendësoi Arben Çukon, i cili u arrestua më pas në kuadër të operacionit “Vol-vo4”.

Ka qenë vetë Çipa që e ka konfirmuar lajmin, duke pranuar se është transferuar për një tjetër detyrë. Kujtojmë se disa drejtues janë ndërruar që nga 2013 tek Burgjet, duke nisur me Artur Zoton, Arjan Hoxhën, Arben Çukon deri sot me Stefan Çipën.

Çipa vinte nga detyra e zv/ministrit të Brendshëm. Në zgjedhjet e vitit 1997, Çipa u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë për herë të parë, e më pas edhe në 2 legjislatura të tjera. Gjatë legjislaturës 1997–2002, ka mbajtur funk­sionin e zv/kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Në muajin shkurt 2002, emërohet Ministër i Rendit Publik, detyrë që e ushtroi deri në muajin gusht 2002. Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, z. Çipa u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Sarandës, për një mandat 4-vjeçar. Në datë 13 Janar 2016, u emërua nga Këshilli i Ministrave, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb