TIRANE – Floriana Garo ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet e kësaj vere. Përtej, plazheve të bukura me ujëra të kaltra e rërë të bardhë, për moderatoren bukuroshe, e cila e ka të pozicionuar jetën dhe karrierën tashmë në Zvicër, ka një motiv të qenësishëm për t’u rikthyer në vendin e origjinës.

Takimi me familjen, me miqtë, shoqërinë e ngushtë e gjithë ata që mungojnë në periudhën kur ajo është larg Shqipërisë. Kështu, këto ditë të fundit të verës, Floriana Garo ka zgjedhur t’i kalojë në plazhet e jugut të vendit.

Ajo u bë për herë të parë mama e një vajze vetëm para pesë muaj. Por, siç duket pas lindjes së Adias, Floriana është kthyer në formë perfekte fizike. Ajo postoi sot një foto ku shfaqet me bikini, ndërsa ka ekspozuar linjat fizike në plazh dhe duket në top formë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: