DURRËS

Zbardhen detaje të reja nga sasia e kokainës i kapur sot në Portin e Durrësit, e cila është gjetur sërish në konteinerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”. Është e pesta herë radhazi, që nga muaji korrik i këtij viti, që policia kap sasi kokaine të ardhura nga Ekuadori, pikërisht nga konteinerët e kësaj kompanie.

Ditën e sotme, policia njofton se ka sekuestruar sasinë prej 10 kg e 185 gramë kokainë, që siç raporton gazetarja Klodjana Haxhiaj për “BalkanWeb”, trafikantët e kishin fshehur në kapakët e motorëve frigoriferikë të konteinerëve me banane.

Gazetarja Haxhiaj thekson se konteinerët kanë mbërritur pak ditë më parë në Portin e Durrësit. Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije për gazetaren Haxhiaj se të gjithë konteinerët që mbërrijnë për llogari të kësaj firme, i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se kemi të bëjmë me një grup kriminal, që vijon të sjellë në vendin tonë sasi të ndryshme kokaine me kontenierë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb