TIRANË

Ka përfunduar pas pesë orësh diskutime dhe debate mbledhja e Këshillit Politik, prej ku palët nuk kanë arritur të gjejnë konsensusin.

Mbledhja është zhvilluar me tone të ashpra mes përfaqësuesit të mazhorancës, Damian Gjiknuri, dhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Këta të fundit kanë këmbëngulur që të bëhet hapje 100% e listave dhe të mos bëhet asnjë ndryshim tjetër kushtetues, por burime opozitare brenda mbledhjes bënë me dije se një kërkesë e tillë nuk është pranuar nga Gjiknuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb