SHKODER – Pesë shkodranë të dehur kanë kanosur me armë zjarri një turiste gjermane, dy ditë më parë në Shkodër. Burime nga policia bëjnë të ditur se turistja 23-vjeçare A.T. ka bërë kallëzim në komisariat, duke pretenduar se pesë persona që lëviznin me një automjet, e kanë kanosur me armë zjarri.

Policia e Shkodrës ka mundur të identifikojë dhe të vendosë në pranga 5 personat e dyshuar për ngjarjen: Ersid Hasaj, 25 vjeç, Shpëtim Buraniqi, 22 vjeç, Bashkim Buraniqi, 24 vjeç, Armen Lisaj, 25 vjeç dhe Shuajp Molla, 58 vjeç, banues në Dobraç –Shkodër.

Mësohet se armën, me të cilën u kanos turistja, e posedonte pa leje 25-vjeçari Ersid Hasaj, i cili akuzohet për veprën penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje “, ndërsa katër të tjerët akuzohen për “Kanosje” dhe “Moskallëzim krimi”.

NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 23.09.2016 shtetasja gjermane A.T. 23 vjeçe ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Shkoder, se në këtë qytet është kanosur me armë zjarri nga 5 shtetas që lëviznin me një automjet.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative u identifikua mjeti me 5 shtetasit e dyshuar si dhe u arrestuan në flagrancë:
– Ersid Hasaj, 25 vjeç
– Shpëtim Buraniqi, 22 vjeç
– Bashkim Buraniqi, 24 vjeç
– Armen Lisaj, 25 vjeç
– Shuajp Molla, 58 vjeç, banues në Dobraç -Shkodër
Këta shtetas dyshohet se nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë kanosur me armë zjarri shtetasen A.T.
Ersid Hasaj akuzohet për veprën penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje ” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.
Ndersa per veprat penale “Kanosja” dhe “Moskallëzim krimi” parashikuar nga nenet 84 dhe 300 të Kodit Penal, akuzohen shtetasit e tjerë Shpëtim Buraniqi, Bashkim Buraniqi, Armen Lisaj dhe Shuajp Molla.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb